“Bëhuni gati për ballafaqim të rreptë me diktaturën e bandës së Hashim Thaçit!”

Aktuale

“Bëhuni gati për ballafaqim të rreptë me diktaturën e bandës së Hashim Thaçit!”

Nga: N.Sh Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 07:55
Hashim Thaçi

Analisti politik, Arbër Gashi, përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje për atdhetarët që të bëhen gati për ballafaqim të rreptë me diktaturën e bandës së Hashim Thaçit.

Ai këtë thirrje ia drejton atdhetarëve dhe atyre që ishin së bashku në fillimet e rezistencës së armatosur kundër pushtuesit.

“Bëhuni gati për ballafaqim të rreptë me diktaturën e bandës së Hashim Thaçit! Kjo thirrje i drejtohet të gjithë atdhetarëve, e sidomos atyre që ishin sëbashku me ne në fillimet e rezistencës së armatosur kundër pushtuesit. Le ta di tërë bota se populli ynë ka krah dhe nuk i nënshtrohet bandave kriminele”, shkruan Gashi, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat