E thotë historiani: Ka ardhur koha të realizohet ëndrra e shumë brezave, bashkimi kombëtar në një shtet të vetëm

Aktuale

E thotë historiani: Ka ardhur koha të realizohet ëndrra e shumë brezave, bashkimi kombëtar në një shtet të vetëm

Nga: N.Sh Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 08:46
Shqipëria Natyrale

Historiani Shkodran Imeraj, thotë se nuk do të ketë ndasi në mes të shqiptarëve.

Kjo pasi ne jemi një popull, kemi një flamur, një kombëtare dhe histori të kaluar të përbashkët.

Sipas tij, rruga e vetme është bashkimi kombëtar i shqiptarëve në një shtet të vetëm shqiptar.

Ai thotë se ka ardhur koha që të realizohet ëndrra e shumë brezave, të cilët u flijuan për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

“Nuk do të ketë ndasi, Kosovë e Shqipëri, kosovar e shqiptar, sepse ne jemi një popull e një komb e mbi të gjitha kemi një flamur kombëtar, kemi një histori e të kaluar të përbashkët. Rruga e vetme është bashkimi kombëtar i shqiptarëve në një shtet të vetëm shqiptar.

Ka ardhur koha që të realizohet ëndrra e shumë e shumë brezave, të cilët u flijuan për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Vetëm të bashkuar jemi me të fortë”, shkruan Imeraj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat