Vuçiq iu drejtua popullit serb dhe opozitës për Kosovën: Populli më nuk mund të mashtrohet...

Aktuale

Vuçiq iu drejtua popullit serb dhe opozitës për Kosovën: Populli më nuk mund të mashtrohet...

Nga: F.B. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:28
Aleksander Vuçiq

Në Tv Hepy mbrëmë presidenti i Serbisë, Alekdsandar Vuçiq i është drejtuar popullit ku ka përshkruar situatën në të cilën ndodhet Serbia, gjendjen ekonomike, problemet me taksën, zgjidhjen e çështjes së Kosovës sikurse edhe për kërcënimet, synimet e opozitës edhe ardhmërinë e vendit që ai drejton, transmeton gazeta “Bota sot”.

Duke u ndërlidhur me gjendjen aktuale dhe problemet e shkaktuara nga vendosja e taksës së prodhimet serbe, presidenti Vuçiq ka theksuar se “çfarë do të përfitonim nëse edhe ne do të aplikonim masa të njëjta? Dua të shtrojë një kundër pyetje, çka është dashur të bëjmë pas Srebrenicës. Të them të ndërpremë raportet deri sa të vërtetohet kush dëshiroj të më linçoj. Kam thënë se përmbajtja e punës sonë është paqja dhe raportet e mira. Kur drejtoni shtetin duhet të tregoni durim më të madh se të një personi të zakonshëm. Çdo veprim i juaj i gabuar keq do të rezultojë në Serbinë”.

Më pas Vuçiq ka shtuar se “pushtetet e atëhershme në vitin 2000 janë sjell pa papërgjegjësi dhe jo seriozitet. Shkoi Mali i Zi dhe Kosova shpalli pavarësinë. Ata vetëm kanë shikuar si të ruajnë pushtetin e vetë. Unë mendoj se njerëzit në Serbi i kuptojnë shkëlqyeshëm gjërat. Populli nuk mundet më të mashtrohet. Një lider i jonë i asaj kohe në vitin 2008 pat shkuar në Rumani që të shpëtoj”.

“Atë që njerëzit e kanë të njohur është se Serbia e ndarë ka sjell shumë të këqija. Se të gjitha vendimet e sjella kanë qenë afatshkurtra. Sot pikërisht për këtë na japin mbështetje të partisë që drejtoj dhe politikës që udhëheqim dhe kjo mbështetje është befasuese dhe gjithnjë me e fuqishme përkundër sulmeve. Në njërën anë shumë do të dëshironin një Serbi të dobët, disa tjerë që Ballkani të jenë arenë për konflikte, ndërsa neve asnjëri opsion nuk na konvenon. Ne duhet të merremi me zgjidhjet tona dhe ardhmërinë tonë”, ka thënë Vuçiq.

Duke shtuar se “këto presione nga jashtë janë shumë të forta, ndërsa ju duhet të ruani interesat kombëtare dhe shtetërore. Unë besoj se në këtë do të kemi sukses”.

“Lëreni çmimin Nobel. Kur flitet për vendosjen e kufirit, nuk është aq e thjeshtë. Ndaloni të flisni marrinë dhe të gënjenin fëmijët. Thoni njerëzve për cilët kufij po flisni. Dëshironi të zgjidhni problemin apo të luftojmë? Nuk jam i sigurt se shumë nga ata që po shprehin trimëri mendojnë se fëmijët e tyre duhet të vriten. Dua të bëjë çdo gjë që të ndaloj konfliktin, që të mbroj jo vetëm fëmijët e mi por të gjithë fëmijët e Serbisë. Sot serbët poshtë ndjehen shumë të mirë se dhjetë vite më përpara. Kemi arritur sukses të rikthejmë situatën. Cili vend në kohën ata ishin në pushtet e ka tërhequr njohjen”, ka pyetur Vuçiq opozitën.

“Putin ka dëgjuar për deklaratën e Haradinajt sikurse edhe letrën e Obradoviqit dhe shumë është brengosur. Ato janë tregime të tyre për fëmijë të vegjël. Unë nuk merrem me atë që të bëhem i dashur për dike. Ne kemi raporte mike dhe të shkëlqyera me Rusinë. Unë krenohem se jam serb dhe çka bëjë për popullin tim. Kjo është dashuria më e madhe që mund ta keni, këtë mund ta ndjejmë vetëm ndaj atdheut. Kurrë nuk kam qenë dhe nuk do të jem i dashur i ambasadorëve të huaj”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa duke përfunduar në këtë çështje tha “ne duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë. A e dinë ata se ata serbë duan të hanë ushqimin tonë, të pinë ujin dhe barnat tona. Ata ndalojnë prodhime. Pranë çokollatave qëndron flamuri serb dhe atëherë shqiptarët nuk duan ta blejnë. Aman njerëz përcillni trendet botërore njerëzit duhet ta kuptojnë. Asnjë zgjedhje nuk do të ekzistojë derisa nuk e pranon shumica e popullit”. tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat