A iu bashkua Labinot Tahiri AAK-së? Flasin nga kjo parti

Aktuale

A iu bashkua Labinot Tahiri AAK-së? Flasin nga kjo parti

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Ramush Haradinaj dhe Labinot Tahiri

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR-së), Labinot Tahiri nuk ka kaluar ende në AAK, ndonëse në disa media po shpërndahet lajmi që deputeti këngëtar ka kaluar në partinë e kryeministrit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi tha për kallxo.com se Tahiri nuk ka kaluar në AAK.

“Jo, nuk mund të ua konfirmojmë sepse ende nuk ka kaluar. Kur të kalon te ne ua konfirmojmë”, tha shkurt Isufi.

Labinot Tahiri momentalisht është pa grup parlamentar, por i partisë së Behgjet Pacollit. Partia e Pacollit fillimisht i kishte pasur 3 deputetë, mirëpo pas zyrtarizmit të koalicionit me PAN-in, kishte mbetur vetëm me dy, pasi që deputeti Korab Sejdiu kishte dhënë dorëheqje.

AKR në Kuvendin e Kosovës momentalisht përfaqësohet nga dy deputet. Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat