Si u tradhëtua “Baci”, i ka mbetur vetëm kushëriri

Aktuale

Si u tradhëtua “Baci”, i ka mbetur vetëm kushëriri

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:27
Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës vetëm nga kushëriri i tij, Islam Pacolli. Kryetari i AKR-së ka mbetur me vetëm një përfaqësues në parlament, nga tre sa i kishte në fillim të mandatit.

Korab Sejdiu ishte i pari që e “tradhëtoi Bacin”, për të cilin dikur thoshte fjalë të mëdha. Sejdiu është afruar me LDK-në duke përkrahur shumë qëndrime të partisë më të madhe opozitare.

Vendim të njëjtë ka marrë sot edhe Labinot Tahiri. Deputeti nga Ferizaji e ka braktisur grupin parlamentar të AKR-së duke u bashkuar me atë të AAK-së.

“Po, kam kaluar në grupin parlamentar të AAK-së, mirëpo s’jam larguar nga AKR-ja” ka thënë Labi.

Megjithatë, “Baci” ka vjelur shumë nga përfaqësimi i AKR-së nga tre deputetë nga Parlament. Pacolli vazhdon të ketë katër ministri dhe postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat