Diçka po zihet! Albin Kurti me shokë i shkon në shtëpi Isa Mustafës, flasin nga LDK

Aktuale

Diçka po zihet! Albin Kurti me shokë i shkon në shtëpi Isa Mustafës, flasin nga LDK

Nga: Bota sot Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:55
Diçka po zihet! Albin Kurti me shokë i shkon në shtëpi Isa Mustafës

(E plotësuar) - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka shkuar sërish për një vizitë në shtëpi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Vizita e Kurtit tek Mustafa është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa media merr vesh se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë gjendja aktuale politike në vend si dhe situata në përgjithësi e subjekteve opozitare.

Rreth vizitës së sotme të Albin Kurtit në shtëpinë e Isa Mustafës, ka konfirmuar edhe zedhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

***

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, është parë duke hyrë në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Gazeta “Bota sot” mëson se dy vetura kanë arritur në shtëpinë e Isa Mustafës, e përveç Kurtit, aty ishin edhe anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Image

Kohëve të fundit kemi parë një bashkëveprim të LDK-së dhe Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, e gjithashtu një koalicion i mundshëm mes këtyre dy partive, nuk hidhet aspak poshtë nga deputetët e të dy palëve.

Një takim tjetër i Kurtit në shtëpinë e Isa Mustafës kishte ndodhur para pak javësh./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat