BE-së si zakonisht i pengon Kosova, sugjeron që vendimin për Trepçën të merret në Bruksel

Aktuale

BE-së si zakonisht i pengon Kosova, sugjeron që vendimin për Trepçën të merret në Bruksel

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Frederica Mogherini

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me votimin e Statutit të ri për Trepçën.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.

Sipas saj, kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Ajo ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut.

“BE si ndërmjetësues i dialogut,  ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapur ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidh nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.”, ka thënë Koacijancic, e pyetur për pasojat që mund të ketë miratimi i Statutit për Trepçën që u votuar para pak ditësh në parlamentin e dialogut dhe për fatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kocijancic  gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.

Ndërkohë edhe krerët e shtetit serb vazhdimisht e kanë potencuar se nuk do t’i kthehen dialogut derisa Prishtina nuk e zhbën vendimin për taksën.

Po ashtu ditë më parë janë organizuar edhe protesta në veri kundër vendimeve të Prishtinës për Trepçën, duke thënë se autoritetet kosovare po tentojnë që ta grabisin Trepçën dhe të lënë serbët që jetojnë në veri të Mitrovicës pa punë.

Siç shkruan ‘novosti’, Prishtina kishte refuzuar që në dialogun e Brukselit ta vinte në diskutim çështjen e Trepçës, pasi e konsideronte si pronë të Republikës së Kosovës, dhe për Kosovën një gjë e tillë ishte punë e kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat