Ramush Haradinajt i humbet durimi: BE-ja e ka humbur rrugën në oborr

Aktuale

Ramush Haradinajt i humbet durimi: BE-ja e ka humbur rrugën në oborr

Nga: D.RR Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reaguar ashpër BE-së, e në veçanti zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, pasi kjo e fundit kërkoi që Trepça të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, përcjellë “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

Postimi i plotë:

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat