Hajdar Beqa demanton Sveçlen e Selmanajn: Nuk ka raport final për shtetasit turq

Aktuale

Hajdar Beqa demanton Sveçlen e Selmanajn: Nuk ka raport final për shtetasit turq

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:16
Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, njëherësh anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Hajdar Beqa, ka thënë se komisioni nuk ka arritur që të ketë një raport final për këtë rast.

Kryetari dhe nënkryetari i kij komisioni Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj, sot kanë deklaruar se Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, ka gjetur 31 shkelje gjatë punës së bërë.

Madje ata kanë njoftuar se këto gjetje do të dorëzohen në Prokurori dhe Gjykatën Kushtetuese.

Por këto deklarata i ka demantuar anëtari tjetër i këtij Komisioni, Hajdar Beqa.

Ai ka thënë se Komisioni Hetimorë nuk ka arritur që të bëjë një raport final për rastin e dëbimit të shtetasve turq.

Madje ai ka deklaruar se këtij komisioni i ka skaduar mandati.

Beqaj ka sqaruar se kanë ky Komision nuk ka mandat që të dërgojë ndonjë raport në prokurori ose në Kushtetuese.

“Komisioni Hetimorë për rastin e 6 shtetasve turq nuk ka arritur që të ketë një raport final, kemi kërkuar që të na zgjatet mandati, por nuk janë respektuar procedurat. Si Komision është dashur që brenda mandatit të kërkojmë zgjatjen e mandatit. Por kjo është çështje që i takon kryetarit të Komisionit dhe zëvendës kryetarit, në këtë rast Z. Sveçla dhe Z. Selmajna. Ata kanë pasur përgjegjësi që të menaxhojnë punën e Komisionit. Realisht nuk kemi arritur që te kemi raport dhe as nuk kemi mandat që të dërgojmë raport askund, sepse nuk jemi me anëtarë të komisionit, na ka përfunduar mandati”, ka thënë Beqa.

Po ashtu Beqa ka thënë se me ligj është e qartësuar se në momentin kur kryesuesi konstaton që nuk ka kuorum e ndërpret mbledhjen deri në sigurimin e kuorumit.

“Çdo deklarim në emër të Komisionit, pa autorizimin e Komisionit, sepse nuk është më funksional, atëherë për mendimin tim është vepër penale, sepse po publikon për opinionin të dhanë konfidenciale për të cilat nuk je  i autorizuar. Edhe gjatë punës ka pasur raste kur kemi pasur mosmarrëveshje mes vete, sidomos kryetari i Komisionit dhe zëvendëskryetari janë thirr në atë se e din punën procedurale, por fatkeqësisht e kanë dështuar Komisionin për shkak të mos dijës së tyre për të menaxhuar. Ligji për hetim parlamentarë e shpjegon çartë se si duhet mbajtur një mbledhje e Komisionit Hetimorë. Me ligj është e qartësuar, se në momentin kur kryesuesi konstaton që nuk ka kuorum e ndërpret mbledhjen deri në sigurimin e kuorumit”, ka deklaruar tutje ai.

Ai po ashtu ka akuzuar kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Komisionit se po përfitojnë nga fatkeqësia e shtetaseve turq vetëm për poen politike.

“ Për mua realisht ato që i kam parë sot në portale më shumë janë dëshirat e atyre, apo me fatkeqësitë që ju ka ndodhur atyre njerëzve po duan që të fitojnë poena politike. Por unë ju kisha bërë thirrje që t’i respektojnë ligjet. E në veçanti ligjin për Hetim Parlamentarë, sepse nuk kemi të drejt ne në këtë fazë të bëjmë asgjë me shumë sesa që kemi bërë. Nëse parlamenti në këtë rast na mandaton edhe një kohë të caktuar atëherë ne e përfundojmë punën. Komisioni s’ka  pasur raport. Në këtë rast kemi dështuar që të bëjmë raport”, ka thënë Beqa.

Edhe në nenin 23 të Komisionit Hetimor, thuhet se “Raporti përfundimtar miratohet nga Komisioni me konsensus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat