“Reagimi i BE-së për Trepçë tregon skenarin e rrezikshëm për Kosovën”

Aktuale

“Reagimi i BE-së për Trepçë tregon skenarin e rrezikshëm për Kosovën”

Nga: N.Sh Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:28
BE

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë se reagimi i BE-së po e tregon skenarin e rrezikshëm për Kosovën.

Ai e quan skandaloz reagimin e BE dhe mos pranimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për Trepçën.

Ja reagimi i plotë:

Reagimi i BE-së për Trepçë tregon skenarin e rrezikshëm për Kosovën që përfolet kohëve të fundit!

Mospranimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës për Trepçën nga ana e BE-së është skandaloz dhe i papranueshëm.

Kosova është shtet i pavarur dhe vendimet e saj nuk ka nevojë t'i merr në konsultim me Beogradin.

Trepça dhe asnjë pasuri tjetër e Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

E kam thënë se BE-ja është në një krizë të thellë politike nga brenda por ne nuk mund ta paguajmë faturën e krizës së tyre.

Vendimi i jonë i përbashkët në seancën maratonike të së Shtunës për Trepçën është vendim i madh për të ardhmen e gjigandit tonë ekonomik.

Trepça dhe pasurit tjera të Kosovës kanë pronarët historik dhe legjitim të saj prandaj llogarisim se pazaret për këto i takojn të kalumes së hidhur historike... Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat