Hoxhaj: Resurset kombëtare të Kosovës kurrë s’do të jenë pjesë e dialogut

Aktuale

Hoxhaj: Resurset kombëtare të Kosovës kurrë s’do të jenë pjesë e dialogut

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:38
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq në lidhje me futjen e Trepcës në bisedimet me Serbinë.

Hoxhaj është shprehur i shokuar nga kjo deklaratë, ndërsa ka thënë se është absolutisht e papranueshme që BE-ja të japë deklarata të tilla të pamatura që e dëmtojnë vetë procesin e dialogut me Serbinë.

Hoxhaj theksoi se resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut.

“I shokuar nga deklaratat për Trepcën të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq. Absolutisht e papranueshme që BE të japë deklarata të këtilla të pamatura që edhe mund ta dëmtojnë procesin e dialogut me Serbinë. Resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Koacijacic në një përgjigje për ‘Tanjug’, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut.

Ajo, gjithashtu, ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat