Ahmeti: Nga njohja reciproke Kosovë-Serbi përfiton i tërë rajoni

Aktuale

Ahmeti: Nga njohja reciproke Kosovë-Serbi përfiton i tërë rajoni

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:26
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një takimi sot me Rachel Galloway, ambasadore e Britanisë së Madhe në Maqedoninë e Veriut, biseduan për situatën politike në vend dhe rajon, ndërtimin e BDI-së për dy dekadat në vijim, si dhe për zgjedhjet presidenciale.

Ahmeti me këtë rast falënderoi Britaninë e Madhe për mbështetjen në të gjitha proceset progresive në vend drejt mbylljes së kontesteve me fqinjët, integrimit euroatlantik dhe reformave në vend. 

Lideri Ahmeti ftoi edhe fondacionin britanik Westminster që të kyçet në ndërtimin e BDI-së për dy dekadat vijuese në aspekt strukturor dhe programor.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Ahmeti ka folur rreth konceptit të një kandidati të pranueshëm për bartësit e legjitimitetit politik të deleguar nga qytetarët dhe në përputhje me pritjet e tyre. 

Ndërsa në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, kreu i BDI-së përsëriti nevojën e përmbylljes së demarkacionit dhe njohjes së ndërsjellë midis dy vendeve nga e cila do të përfitonte tërë rajoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat