Pacolli tregon nëse do të diskutohet për Trepçën në Bruksel

Aktuale

Pacolli tregon nëse do të diskutohet për Trepçën në Bruksel

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:59
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e diskutimit të statusit të Trepçës në dialogun me palën serbe në Bruksel.

Ai në një postim në Facebook ka bërë me dije se procesi i dialogut duhet të jetë vetëm në lidhje me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në asnjë rrethanë nuk pranojmë që të diskutohet statusi i Trepçës. Trepça i përket Kosovës dhe banorëve të saj. Shikoj seriozisht deklaratat pro serbe lidhur me këtë temë. Dialogu duhet të jetë vetëm në lidhje me njohje midis dy vendeve”, shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat