Serbia në provim të rëndë, nga nesër mund të mbetet ujdhesë në detin e NATO-s

Aktuale

Serbia në provim të rëndë, nga nesër mund të mbetet ujdhesë në detin e NATO-s

Nga: F.B Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 20:26
Aleksandar Vuçiç dhe Jens Stoltenberg

Krahas kujtimeve të dhimbshme këtu janë edhe rrethanat e tanishme gjeopolitike, ndërsa thonë se të gjitha vendet në regjion përveç Serbisë anëtare të NATO-s apo shumë shpejt do të bëhen, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Maqedonia veriore nesër do të nënshkruajë protokollin e bashkëngjitjes aleancës së NATO-s. Serbia pas kësaj do të mbetet një nga vendet e vetme evropiane që nuk është në këtë lidhje ushtarake, ndërsa në Ballkan e vetmja që nuk ka trupa të këtij pakti. A jemi në rrezik që ujdhesa jonë ushtarakisht neutrale të stërpiket me detin e NATO-s?

Sekretari gjeneral i NATO-së, Jens Stoltenberg ka publikuar në Twitter se me 6 shkurt Maqedonia Veriore nënshkruan protokollin e bashkëngjitjes në NATO.

“Aleatët e NATO-s do nënshkruajnë protokollin e bashkëngjitjes me Republikën e Maqedonisë Veriore me ministrin e punëve të jashtme Nikola Dimitrov”, ka thënë Stoltenberg.

Përderisa për Maqedoninë kjo është datë historike, historia e Serbisë dhe NATO-së nuk është aq e ndritshme, pasi ende nuk janë shëruar plagët e para 20 viteve, thonë ekspertë të sigurisë në Serbi

Kujtimet për bombardimet e Serbisë në vitin 1999 ende nuk janë harruar, gjë që është dëshmuar edhe me një hulumtim kur 83 për qind e qytetarëve ka qëndrim negativ për NATO-n.

Rrethanat e tashme thonë se të gjitha vendet e regjionit janë në NATO apo do të jenë shumë shpejtë, përjashto BiH ndonëse atje ka trupa të aleancës veri-atlantike, ndërsa në Kosovë NATO është e pranishme përmes KFOR-it në sigurim të serbëve atje.

Qëndrimi zyrtar serb është se duhet të mbeten ushtarakisht neutral. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është shtet i pavarur dhe i lirë dhe vetë merr vendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat