Sveçla: Rasti i shtetasve turq, favor i Thaçit ndaj Erdoganit

Aktuale

Sveçla: Rasti i shtetasve turq, favor i Thaçit ndaj Erdoganit

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:08
Xhelal Sveçla

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, Xhelal Sveçla, ka thënë, pas publikimit të një raporti për këtë rast, se largimi i gylenistëve nga Kosova ka qenë favor që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ishte tendencë e presidentit të Kosovës që t’i kthejë një favor presidentit të Turqisë”, është shprehur ai në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Këtë favor, sipas Sveçlës, Thaçi e ka bërë “duke keqpërdorur dy institucione, të cilat pak a shumë drejtpërdrejtë i përgjigjen atij, ka urdhëruar apo ka kërkuar që këta të ekstradohen jashtëligjshëm”.

“Një kërkesë të Turqisë janë munduar ta plotësojnë, pa marrë parasysh ligjet, të drejtat e njeriut...”, ka deklaruar Sveçla.

Sipas tij, Thaçi keqpërdori Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Sveçla ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj e kryeparlamentari Kadri Veseli s'ishin në dijeni për zhvillimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat