Hoxhaj mirëpret në zyrën e tij drenicakun që është asistent i kancelarit të Austrisë

Aktuale

Hoxhaj mirëpret në zyrën e tij drenicakun që është asistent i kancelarit të Austrisë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:15
Arben Suhogerllaj dhe Enver Hoxhaj

Falë punës dhe kualifikimeve të tyre, shumë kosovarë kanë arritur të shënojnë suksese anembanë botës, duke u bërë edhe pjesë e shoqatave, universiteteve, e madje edhe e politikave në mbarë botën.

I tillë është edhe Arben Suhogerllaj nga Drenica, i cili tashmë punon në zyrën e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz.

Arbeni sot ka vizituar zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn. Ky i fundit ka postuar një fotografi me Arbenin, ndërsa duke treguar për të arriturat e tij, Hoxhaj ka thënë se është krenar me diasporën kosovare që kanë arritur suksese në fusha dhe profesione të ndryshme.

“Një vizitë e këndshme sot në zyrën time nga Arben Suhogerllaj nga fshati Çubrel. Arbeni jeton në Austri dhe është asistent i besueshëm i kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz. Krenar me diasporën kosovare nëpër botë që kanë arritur suksese nëpër fusha dhe profesione të ndryshme”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat