Limaj jep detaje nga takimi i paparalajmëruar me zyrtarët e BE

Aktuale

Limaj jep detaje nga takimi i paparalajmëruar me zyrtarët e BE

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 23:47
Fatmir Limaj

Pa paralajmërim bashkëdrejtuesit e dialogut Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj dje kishin udhëtuar për në Bruksel, për takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Pas kthimit nga Brukseli, Limaj ka konfirmuar se atje kanë shkuar për të bërë modelimin e dialogut të mundshëm.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është përmendur edhe taksa.

“Është përmend edhe taksa. Duhet të kthehemi në tavolinë dhe të bisedojmë çështjet e hapura që kemi me Serbinë. Së shpejti do ta kemi edhe takimin e radhës", ka thënë Limaj për KTV.

"Platforma shpresojmë që të përcillet në Kuvend në javën e ardhshme. Jemi duke e bërë modelimin e dialogut të mundshëm. Ky dialog duhet të shkojë direkt e te marrëveshja finale, me kushtet që ne kemi ndaj Serbisë”, ka deklaruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat