Milo: Nëse dështon ndryshimi i kufijve, Trepça plani B për Kosovën

Aktuale

Milo: Nëse dështon ndryshimi i kufijve, Trepça plani B për Kosovën

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 06:22
Paskal Milo

Ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka komentuar deklaratën e zëdhënëses së përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini, sipas të cilës Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

“Është element i një projekti B, nëse dështon projekti i ndryshimit të kufijve, për të cilin po flitet kaq shumë. Pra Trepça është një element që shtohet në favor të Serbisë”, u shpreh Milo në RTSH.

Ndërsa ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, ku ka ndërmjetësuar Mogherini e sheh si dështim të BE-së.

Çejku komentoi edhe deklaratën për Trepçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat