Labinot Tahiri: Jam i paparashikueshëm, por mbetëm në AKR

Aktuale

Labinot Tahiri: Jam i paparashikueshëm, por mbetëm në AKR

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 06:53
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, i njohur gjerësisht si Labi, ka folur për kalimin e tij në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tahiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se kalimi i tij në grupin parlamentar të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj nuk nënkupton se ai ka ndërruar parti.

Ai ka thënë se ende është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, por se i është bashkuar AAK’së në Kuvend në mënyrë që të mund të marrë pjesë në komisionet parlamentare.

“Jo, s’kam kaluar (në AAK)”, ka deklaruar Tahiri. “Kur të kaloj, e bëj publike”, është shprehur ai.

Pacolli e ka lënë të hapur mundësinë e qëndrimit të tij në AKR.

“Jam i paparashikueshëm”, është shprehur ai. “Por, nuk e dëmtoj shoqërinë asnjëherë”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat