Pajisjet e Ushtrisë së Kosovës do të jenë amerikane

Aktuale

Pajisjet e Ushtrisë së Kosovës do të jenë amerikane

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 07:58
Ushtria e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.

Ai ka qëndrruar të martën në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”.

“Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane. Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pashë të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës. Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë. HTH”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat