Haradinaj: Ditë feste për Kosovën pas nënshkrimit të  linjës së 10-të hekurudhore, Fushë Kosovë - Hani i Elezit

Aktuale

Haradinaj: Ditë feste për Kosovën pas nënshkrimit të  linjës së 10-të hekurudhore, Fushë Kosovë - Hani i Elezit

Nga: Z.B Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se paraqet një nyjë të rëndësishme në rrjetin ndërlidhës hekurudhor në Ballkanin Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian, përcjell Bota Sot.

Haradinaj ka shkruar se nënshkrimi i kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë - Hani i Elezit, është një ditë feste për Kosovën.

Postimi i plotë:

Kosova paraqet një nyjë të rëndësishme në rrjetin ndërlidhës hekurudhor në Ballkanin Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian. Modernizimi i infrastrukturës hekurudhore, që lidhë ekonomitë e rajonit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, ka rëndësi strategjike për vendin. Nënshkrimi i kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë - Hani i Elezit, është një ditë feste për Kosovën. Nga sot po shënojmë fillimin e aftësimit të rrjetit hekurudhor funksional kualitativ, i cili do të përmbyllet në tërësi në pranverën e vitit 2021.RH

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat