Deputetja nga Partia Social Demokrate, Besa Baftiu përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar për rastin e mbrëmshëm me mjekun në Prizren, përcjell Bota Sot.
Ajo ka thënë se derisa po kërkojmë të kemi paga të dinjitetëshme atëherë duhet edhe trajtim i dinjitetëshëm i pacientëve.
Postimi i plotë:
Mbrëmë pash një video ku një mjek ne Prizren fyen një paciente e cila kërkonte ndihmë për shkak të dhëmbjeve, sjellja e tillë e kujdo qoftë në shërbime shëndetësore nuk duhet lejuar.
Derisa po kërkojmë të kemi paga të dinjitetëshme atëherë duhet edhe trajtim i dinjitetëshëm i pacientëve.