Ja si e komentoi Avni Arifi raportin e OKB-së për Kosovën

Aktuale

Ja si e komentoi Avni Arifi raportin e OKB-së për Kosovën

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:41
OKB

Shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi nuk deshi të komentoj shumë rreth raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ( OKB) se “Taksa rriti tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit”

Arifi ka thënë ai raport nuk është nga OKB-ja por nga një përfaqësues special i UNMIK-ut në Kosovë.

“Raporti i OKB-së është i tillë çfare është , nuk është rapot i OKB-së , është i përfaqësuesit special të UNMIK-utë në Kosovë i cili e ka dërgu në OKB-n, nuk du me komentu” tha Arfi për portalin tonë.

Ja Çfarë thuhej në raportin e OKB-së për Kosovën

Raporti i OKB-së për Kosovën: Taksa rriti tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një raport të rregullt për Kosovën ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ai i ka kërkuar krerëve të të dyja vendeve që të përmbahen nga lëvizjet që mund të rrezikojnë më tej situatën në terren.

“Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar të rriten dhe negativisht ndikojnë në mundësinë e dialogut produktiv”, thuhet mes tjerash në raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën.

Sipas tij, problemi më i madh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë është taksa prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e vendosur në nëntor nga autoritetet e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Guterres gjithashtu rikujtoi se taksa nga Serbia dhe Bosnja është futur pas dështimit të Kosovës për të siguruar anëtarësimin në Interpol, në mesin e thirrjeve që zyrtarë të BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara i i bën Prishtinës që të tërheqë këtë vendim.

Raporti i ri i OKB-së mbi Kosovën i është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për Kosovën, për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat