Abazi: Në  Kosovë kushtetuta është duke u shkelur me dy këmbët e Thaçit

Aktuale

Abazi: Në  Kosovë kushtetuta është duke u shkelur me dy këmbët e Thaçit

Nga: Z.B Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:30
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Thaçi është duke manipuluar me miqtë tanë, përcjell Bota Sot

Gjithashtu ai ka shkruar se SHBA-të janë në përkrahje të Kosovës por ato nuk pranojnë te jenë të befasuara nga veprimet qe nuk ruajnë principin demokratik ku domosdoshmërisht duhet Kushtetuta respektohet, ne Kosove kushtetuta është duke u shkelur me dy këmbët e Thaçit.

Postimi i plotë:

Thaci eshte duke manipuluar me miqet tane. Amerika nuk eshte homgjene siq nuk eshte asnje shoqeri tjeter, ekspertet e Ballkanit Perendimore ne Amerike jane te alarmuar me nivelin e manipulimit qe eshte duke perdorur Thaci per te shtyer planine tij me Vucic.

SHBA jane ne perkrahje te Kosoves por ato nuk pranojne te jene te befasuara nga veprimet qe nuk ruajne principin demokratik ku dmosdoshmerisht duhet Kushtetuta respektohet, ne Kosove kushtetuta eshte duke u shkelur me dy kembet e Thacit. Le te dale Thaci dhe Blerim Shala te shpjegojne se si perfundoi Trpeca ne dialog dhe se si e pranojne qendrimin e Vucic se kufiri nuk eshte ne Bernjak.

A eshte Vucic duke kercnuar me lufte Kosoven dhe duke shantazhuar zyrtare te Bashkesise Nderkombetare me shtimine prezences Ruse dhe perderisa Thaci dhe Rama jane duke i dhene driten e gjelbert nje lufte te kontrolluar ku Kosova eshte gjymtuar ndersa civilet ne te dyja anet jane viktima per te krijuar realitetin e ri qe sipas Thacit, Vucicit dhe Rames do te quhej normalizim i mardhenejve Shqiptaro- Serbe por pa te drejten qe Shqiptaret ne Lugine te Presheves si teresi dhe ata te Maqedonise te kerkojne ate qe Serbet ne Veri te Kosoves dhe ne Bosnje e Hercegovine do te perfitonin.

A do te ishte ky realzimi perfundimtare i qellimit te luftrave te Milloshevicit ne Balkan. Kjo i bie qe Vucic ka thene ate qe ka menduar "Milloshevici kishte te drejte por kishte zgjedhur mjetet e gabuara per te arritur qelllimin" .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat