Ymeri: Që nga viti 2011 nuk është rritur paga minimale

Aktuale

Ymeri: Që nga viti 2011 nuk është rritur paga minimale

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:33
Visar Ymeri

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë se paga minimale prej 170 eurove, është më e ulëta në secilin vend të rajonit. Kjo tha se dëshmohet edhe nëse përkthehet në shumën blerëse.

"Prej  vitit 2011 nuk ka ndryshuar paga minimale. Ndërsa, pagat në sektorin publik janë rritur së paku tri herë, duke përfshirë edhe rritjen e fundit me ligjin e pagave. Është dëshmuar botërisht që paga minimale është komponentë thelbësore, e cila ka synim të ulë varfërinë, dhe rritjen e kohezionit shoqëror. Kjo është shpërfillur nga Qeveria e Kosovës. Interpelancën që e ka thirr PSD e ka efektin për të rritur vetëdijen rreth pagës minimale. Kundërshtimet rreth uljes së pagës minimale janë të paqëndrueshme . Paga dinjitoze rrit produktivitetit. Gjithë ata që flasin, dhe thonë se një herë duhet të flasin për papunësinë e pastaj për pagën minimale bëjnë gabim. Rritja e pagës minimale nuk e ndikon negativisht në papunësi, përkundrazi", tha Ymeri në një konferencë për media.

Ai tha se do të bashkëpunojnë me sektorët për nevojat e punëtoreve të Republikës së Kosovës, e në veçanti me sektorin privat, për të cilët tha se janë të lënë pas dore.

 Sa i përket interperlancës në lidhje me pagën minimale tha se kanë dorëzuar kërkesën ditën e hënë, ndërsa pritet që më së largu seanca të mbahet pas dy javëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat