Alarmon Krasniqi: Sa ta kemi Thaçin presidenti kjo do t’i ndodhë Kosovës

Aktuale

Alarmon Krasniqi: Sa ta kemi Thaçin presidenti kjo do t’i ndodhë Kosovës

Nga: N.H Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:43
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Politologu, Faik Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se sa ta kemi Thaçin President e Klanin Pronto në Qeveri, nuk do të befasohej që nesër BE-ja në emër të Serbisë të dal edhe me kërkesa perverse.

Ai ka përmendur edhe një shembull të këtyre kërkesave perverse që mund t’i vijnë Kosovës, që shqiptarët duhet t’i kërkojnë falje serbëve për krimet qe ata i kane kryer ndaj shqiptarëve dhe t’i paguajmë dëmet e luftës.

“Sa ta kemi Thaçin President e Klanin Pronto ne Qeveri, që e kanë bishtin e zënë me derë, nuk do të habitesha që nesër BE-ja në emër të Serbisë te dal edhe me kërkesa perverse. Psh qe ne t'i kërkojmë falje Serbisë për krimet qe ata i kane kryer ndaj shqiptareve, dhe ne t'i paguajmë dëmet e luftës Serbisë për demet qe ata na i kane shkaktuar neve”, ka shkruar Krasniqi.

Ky reagim i Krasniqit vije pasi pasi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciç ka thënë çështje Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Ajo ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat