Rasti i keqpërdorimit seksual të 16 vjeçares-shoqëria civile thërret protestë

Aktuale

Rasti i keqpërdorimit seksual të 16 vjeçares-shoqëria civile thërret protestë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:55
Foto

Protesta është organizuar nga shoqëria civile e Drenasit dhe do të mbahet me 8 shkurt  ditën e premte. Sipas njoftimit marshi protestues nisë nga gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe vazhdon rrugës kryesore deri tek stacioni policorë në Drenas.

“Keqtrajtimi i kësaj të miture është sulm direkt ndaj të gjitha parimeve ligjore dhe morale, por mbi të gjitha, është mbjellje e frikës për të gjithë nxënësit aktual dhe gjeneratat e reja që do të vijnë. Prandaj, është koha tani ose kurrë që t’i dalim në mbrojtje viktimës dhe të sigurohemi që fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kjo është e vetmja formë që shoqërisë sonë t’i kthehet besimi në institucionet tona”, thuhet në thirrjen për protestë.

Kërkesat e organizatorëve janë: 

“1. Zotim publik nga komandantit i Policisë në Drenas me 5 pika. 

 2. Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i  paligjshëm. 

 3. Largimi i profesorit nga shkolla.  

 4. Mbikëqyrje më rigoroze nga drejtori i shkollës”, thuhet në njoftimin e Këshillit  Organizativ i Protestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat