Gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë

Aktuale

Gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Ekrem Mustafa

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’addario, ku i diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Fillimisht ministri Mustafa e uroi për detyrën e re gjeneral major D’addario dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve sa i përket rendit dhe sigurisë në Kosovë. Gjithashtu ata vlerësuan se gjendja e sigurisë në vendin tonë është e qetë.

Ata u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it të thellohet edhe më tej, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat