Drecun e quan Kosovën “vrima e zezë” e Evropës, akuza ndaj BE-së dhe SHBA-ve

Aktuale

Drecun e quan Kosovën “vrima e zezë” e Evropës, akuza ndaj BE-së dhe SHBA-ve

Nga: F.B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:09
Milovan Drecun

Kryetari i të ashtuquajturit Këshilli për Kosovë e Metohi, Milovan Drecun, ka theksuar se raporti i sekretarit gjeneral të OKB-së, thotë se situata në Kosovë është e keqe dhe nuk ka përparime, duke e vlerësuar raportin si real.

 “Kohëve të fundit kemi raporte të baraspeshuara gjë që përbën pengesë planin ndërkombëtar pasi Prishtina tenton të kryejë punën me spastrimin etnik dhe pamundësoj çfarëdo marrëveshje me Beogradin”, për RTS transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij disa vende perëndimore tentojnë që të heqin këtë temë nga rendi i ditës së KS në OKB. “Që mos të debatohet fare apo më rrallë, pasi ato mendojnë se ky është tregim i kryer dhe se ai shtet ka arritur përparime”, thotë Drecun duke shtua se ato shtete duan ta tregojnë pasqyrë të rrejshme për Kosovën që trimëron Prishtinën.

Me taksën Prishtina rrezikon ekzistencën e popullit serb dhe bllokon vazhdimin e bisedimeve, andaj duhet pyetur përfaqësuesit e këtyre vendeve “si mund të vazhdoj dialogu”.

Drecun, rreth çështjes së Trepçës shprehet se kjo është “strategji e luajtur” që e gjithë pasuria shtetërore të vihet nën kontroll. “E gjithë kjo ishte pasuri e Republikës së Serbisë dhe të gjitha pasuritë natyrore i takojnë këtij shteti të rrejshëm. Që të përligjet kjo marrin vendime të këtilla”, tha Drecun.

Ky është përfitim i pozitës më të mirë para se të vazhdohet dialogu. “Tash mbetet të shihet çfarë ‘loje politike’ kanë menduar për Gazivoden”, thotë Drecun.

“Populli serb do mbroj pasurinë e Trepçës”, thotë Drecun duke shtuar se kompanitë që kanë hyr në marrëveshje me Prishtinë  të kenë të qartë dëmin dhe pasojat që mund të kenë.

Drecun thotë se BE në kohë të fundit sillet si “tigër pa dhëmbë”, duke shtuar se çështja e pasurisë duhet të jetë temë e dialogut. “Qelës për mbijetesë të popullit serb është pasuria, pa te nuk ka ekzistencë”, tha Drecun.

Duke fol për 20 vjetorin e Rambujes, Drecun vlerëson se aty ka nis “finalja e lojës politike ku është përgatitur bombardimi i vendit tonë”.

“ShBA me çdo kusht ka dashur të na bombardojë”, theksoi Drecun duke shtuar se 20 vjet më pas kemi “plagë – tumor të Evropës”.

“Kemi shtetin e rrejshëm të Kosovës me kriminelë edhe terrorist në krye, papunësi enorme, korrupsion, mbi 500 islamist radikal, aksione terroriste në qytete të BE dhe ShBA-ve, nga radikalët e asaj krijese kemi kollaps total”, thotë Drecun.

Nga e gjithë kjo jemi në situatë që edhe vetë ShBA mendon se Kosova nuk ka ardhmëri, pa arritur marrëveshje me Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat