Irinej: Ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj e papranueshme - Bota Sot
Irinej: Ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj e papranueshme

Aktuale

Irinej: Ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj e papranueshme

Nga: F.B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:12
Kreu i Kishës ortodokse Serbe (SPC) patrijarku Irinej

Kreu i Kishës ortodokse Serbe (SPC) patrijarku Irinej ka deklaruar se ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj për të cilët po flitet për SPC dhe shumicën e banorëve nuk janë zgjidhje e pranueshme.

Irej ka thënë se  "Serbia pa Kosovën dhe Metohinë nuk është Serbi".

"Si njeriut kur i hiqet zemra, ai më nuk është njeri i gjallë", ka thënë patriarku Irinej gjatë vizitës në Moskë, për agjensionin rus “RIA Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Qëndrimi i Serbisë dhe SPC-së është që në tërësi të respektohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, që popullit shqiptar të i sigurohet liria dhe autonomia e plotë, por territori i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë. 

"Ky është qëndrimi i Kishës dhe këtë qëndrim e ka formuluar Këshilli i Shenjtë i SPC-së kohë më parë” ka thënë Irinej. 

Ai është deklaruar edhe në pyetjen rreth “kishës së re” në Ukrainë, duke theksuar se mbetet të shihet pse erdhi tek ndarja dhe cilat do të jenë pasojat. 
"Për fat të keq disa nga pasojat janë të dukshme dhe frytet e ndarjes po ndjehen ", tha ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...