Thaçi përkujton Rambujen, sa herë që kemi qenë të bashkuar, gjithmonë kemi dalë fitimtarë

Aktuale

Thaçi përkujton Rambujen, sa herë që kemi qenë të bashkuar, gjithmonë kemi dalë fitimtarë

Nga: Z.B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:58
Foto

Presidenti i Kosovës, Hashin Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përkujtuar Konferencën e Rambujesë, përcjell Bota Sot.

Thaçi ka shkruar se Republika e Kosovës nuk duhet të frikësohet asnjëherë nga dialogu kur pranë ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Bashkë i kemi dhënë fund luftës dhe bashkë e kemi ndërtuar edhe paqen.

Gjithashtu ai ka thënë se si në Rambuje, dhe sa herë që ne kemi qenë të bashkuar, gjithmonë kemi dalë fitimtarë.

Postimi i plotë:

Sot u bënë dy dekada nga nisja e punimeve të Konferencës së Rambujesë, e cila ishte iniciuar nga Grupi i Kontaktit. Pas mbi një muaj negociatash që rezultuan pa marrëveshje të përbashkët, nisi edhe intervenimi i NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë. Republika e Kosovës nuk duhet të frikësohet asnjëherë nga dialogu kur pranë ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera mike. Bashkë i kemi dhënë fund luftës dhe bashkë e kemi ndërtuar edhe paqen.

Edhe në Rambuje, edhe sa herë që ne kemi qenë të bashkuar, gjithmonë kemi dalë fitimtarë. Prandaj, edhe paqen afatgjate në rajonin tonë duhet ta ndërtojmë së bashku. Këtë duhet ta bëjmë për hir të brezave të rinj dhe një të ardhmeje më të mirë për popullin tonë dhe tërë Ballkanin Perëndimor! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat