Gjinekologu që kreu abortin e të miturës nga Drenasi: Se dija që bëhej fjalë për detyrim

Aktuale

Gjinekologu që kreu abortin e të miturës nga Drenasi: Se dija që bëhej fjalë për detyrim

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:29
Fehmi Ahmeti

Gjinekologu Fehmi Ahmeti, në klinikën e së cilit abortoi vajza e mitur nga Drenasi nën detyrimin e hetuesit policor V.V., ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se vajza ka qenë e detyruar të abortojë.

Në një përgjigje për Insajderin, gjinekologu Ahmeti ka deklaruar se në kohën kur është kryer aborti ndaj vajzës nga Drenasi, “ajo nuk ka qenë e mitur”.

“Më lejoni të korrigjoj një pasaktësi: nuk bëhet fjalë për person të mitur”, ka thënë ai. “Nuk kam pasur dijeni e as indicjen më të vogël se bëhet fjalë për detyrim.”

Ahmeti ka thënë se pacientja kishte shkuar vet në ordinancën e tij, e pashoqëruar nga askush.

“Pacientja ka ardhë e vetme në ordinancë dhe e pashoqëruar nga askush”, ka deklaruar Ahmeti.

Mediat raportuan se 16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.

Përveç dhunës së ushtruar mbi të. V. V., e ka detyruar vajzën të abortojë fëmijën e tyre nën kërcënim. Aborti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti në ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat