Edhe Armend Zemaj reagon për rastin e abuzimit seksual të 16 vjeçarës në Drenas

Aktuale

Edhe Armend Zemaj reagon për rastin e abuzimit seksual të 16 vjeçarës në Drenas

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:46
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar për rastin e abuzimit seksual të nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi, përcjell Bota Sot

Ai  ka thënë se për këtë arsye duhet procesi i Vettingut në të gjitha institucionet.

Zemaj ka shkruar se është koha, për të rikthyer besimin e opinionit në punën e institucioneve të Republikës së Kosovës është më shumë se nevojë.

Postimi i plotë :

Kjo është arsyeja pse duhet proces i Vettingut në të gjitha institucionet e Kosovës. Shoqëria nuk mundet të duroj njerëz, zyrtar publik të cilët nuk kanë integritet moral dhe me të kaluar kriminale të jenë bartës të pozitave institucionale në Kosovë.

Pasojat e promovimit dhe zgjedhjes së njerëzve me petk kriminal, çdo ditë akoma në emër të “patriotizmit” dhe klaneve janë vetëm prodhues të pasojave në shoqëri, sikurse rasti i abuzimit i një të miture nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, vjedhje të bankave dhe grabitjeve ordinere.

Kështu është kur ke zyrtar qeveritar nën akuza publike dhe kjo e shndërruar në normale për ta, kështu është kur ke vetëm në letër ministër të rendit dhe funksionet e tij ekzekutive janë të paralizuara para krimit..

Koha, për të rikthyer besimin e opinionit në punën e institucioneve të Republikës së Kosovës është më shumë se nevojë.

Kjo gjendje duhet të ndryshohet…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat