Skot dhe Bernabiq flasin për Kosovën: Ambasadori amerikan potencon qëndrimin mbështetës për zgjidhje të qëndrueshme

Aktuale

Skot dhe Bernabiq flasin për Kosovën: Ambasadori amerikan potencon qëndrimin mbështetës për zgjidhje të qëndrueshme

Nga: F. B. Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:59
Kajl Skot dhe Ana Brnabiç

Kur bëhet fjalë për situatën në Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç theksoi se është e domosdoshme që Prishtina të heq taksat me të cilat shkelet rregullorja e CEFTA-së, që i hapin rrugë dialogut në Bruksel dhe gjetjes së zgjidhjes së kompromisit shkruan “Telegarf”, transmeton “Bota sot”

Këtë deklaratë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç e bëri në takimin me ambasadorin e ShBA-ve, Kajl Skot ku u biseduan për vizitën e saj në ShBA, mundësitë e bashkëpunimit dhe situatën aktuale.

Brnabiç ka thënë se vizita në ShBA e ka bind se ekzistojnë potenciale të mëdha në zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës, inovacionit dhe bujqësisë.

Si shembull të mirë nënvizoi rezultatet e kompanisë amerikane NCR, e cila tash e disa vite punon në Serbi në zgjerimin e kampusit dhe afarizmit në Beograd.

Lidhur me situatën në Kosovë, Brnabiç ka theksuar se është e domosdoshme që Prishtina të heq taksat me të cilat shkel rregulloren e CEFTA-së në mënyrë që të vazhdohet dialogu i Brukselit në kërkim të gjetjes së kompromisit për Kosovën.

Ambasadori Skot përkujtoi se ShBA në mënyrë të vazhdueshme kanë ftuar pushtetin në Prishtinë që të heq taksat për mallrat serbe që janë pengesë e dialogut.

Sipas tij, ShBA mbështesin përpjekjet e Beogradit për normalizim të raporteve me Prishtinën dhe janë gati të ndihmojnë në arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme, që do ndihmoj stabilitetin dhe përparimin e të gjithë regjionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat