Reagon Besa Gaxherri: Mjaftë më! Ja tre ministrat që duhet të japin dorëheqje

Aktuale

Reagon Besa Gaxherri: Mjaftë më! Ja tre ministrat që duhet të japin dorëheqje

Nga: N.Sh Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:01
Besa Gaxherri

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër pas skandalin që ka ndodhur nga një zyrtar policor në Drenas, i cili e ka përdhunuar një nxënëse e cila ishte shkuar të paraqes një rast ngacmimi në Polici për mësuesin e saj.

Gaxherri, parmes një postimi në Facebook, thotë se, për këtë skandal duhet me dhënë dorëheqje Ministri i Punëve të Brendshme, ai i Arsimit dhe i Shëndetësisë.

Ja reagimi i saj:

Mjaftë më,

Skandal pas skandali, trishtuese, tri shtyllat kryesore të shenjta të shtetit të kriminalizuara,

Arsimi, siguria (policia), dhe shendetësia.

Për një skandal të till duhet të jap pergjegjësi edhe politika (qeveria)

Ministri i punëve te mbrendeshme, i arsimit dhe i shendetësis duhet të japin dorheqje.

Qytetar të nderuar koha është qe të jemi si shoqëri më aktiv e më vigjilent, duke filluar nga vota për politikanin kur e votoni dhe deri te denoncimi i cdo shkelje apo skandali të till.

Nuk duhet të lejojm qe të abuzohet me fëmit tonë.

Kta monstrum e kriminel nuk kane të drejt te jenë të lirë.

Të protestojm dhe ti demaskojm cdo dite kriminelet e till. Mjaft më!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat