“Policët që zunë me drogë djalin e Shpend Maxhunit suspendohen, policit dhunues dekorohen”

Aktuale

“Policët që zunë me drogë djalin e Shpend Maxhunit suspendohen, policit dhunues dekorohen”

Nga: N.Sh Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:22
Polciia

Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se e mbështetë protestën e ditës së nesërme para stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë dhe marshin protestues ditën e premte në Drenas, gjithashtu para policisë.

Përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje pohon se, policët që e kapen me drogë djalin e shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit, janë suspenduar, ndërsa policit që dhunojnë seksualisht të miturën dekorohen!

Ja reagimi i Vetëvendosjes:

Në shoqërinë tonë hetime zhvillohen në formë aktive vetëm kur është fjala për persekutime politike. Në rastet e ngacmimit, dhunimit dhe shfrytëzimit të gruas sa më të hetueshme që janë rastet aq pa hetuar mbesin. Denoncuesit përqeshen, madje deri në pikën sa hetuesi vetë, polici, gjen hapësirën për t’u shndërruar në dhunues dhe shfrytëzues - sikur në rastin e mbrëmshëm ku u kuptua që për një vit të tërë u shfrytëzua seksualisht një e mitur 16 vjeçare nga Drenasi.

Për çfarë shteti mund të flasim, kur policët që zënë me drogë djalin e Shefit të AKI-së suspendohen, ndërsa policët që dhunojnë dhe shfrytëzojnë seksualisht të miturën dekorohen? Iu bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të merren seriozisht me rastin në mënyrë që kjo tragjedi mos ndiqet nga skandali i lirimit të dhunuesit në fjalë, siç edhe ndodh zakonisht. Rastet e tilla janë të shpeshta, ku me raportimin bëhet shaka. Kjo gjendje është e patolerueshme më. Përçmimi që institucionet shtetërore i bëjnë rasteve të raportuara të dhunimit është po aq i rëndë sa vetë dhunimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën e ditës së nesërme në ora 12:00 para stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë dhe marshin protestues në Drenas para policisë ditën e premte në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat