Vuçiq bisedon me Mogherini: Prishtina të heqë taksën

Aktuale

Vuçiq bisedon me Mogherini: Prishtina të heqë taksën

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 19:26
Aleksandar Vuçiq

Vonesa në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës mund të kapërcehet vetëm kur Prishtina shfuqizon taksat mbi mallrat serbe dhe ndalon provokimet, siç është ligji për statutin e Trepçës, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një bisedë telefonike me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Vuçiq dhe Mogherini biseduan për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti Vuçiq tha se një situatë e tillë është e papërshtatshme dhe se masat e njëanshme të Prishtinës dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai përsëriti  gatishmërinë e tij për të vazhduar dialogun në kërkim të një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, nëse krijohen kushtet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat