Bisedë telefonike Mogerini- Vuçiq: Gjendja në Kosovë e paqëndrueshme

Aktuale

Bisedë telefonike Mogerini- Vuçiq: Gjendja në Kosovë e paqëndrueshme

Nga: F.B Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:02
Aleksandar Vuçiq dhe Federika Mogerini

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropianë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini kanë biseduar sonte përmes telefonit, ku kanë shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht raportet Prishtinë-Beograd, u kumtua nga zyra e informacionit të presidencës, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Mësohet se Vuçiq ka theksuar se “ pengesa në dialog mund të tejkalohet vetëm kur Prishtina të heq taksat në mallrat serbe dhe të ndaloj me provokime siç është rasti i ligjit për statutin e Kombinatit metalurgjik “Trepça”, që nuk është asgjë tjetër përveç rrëmbim i pasurisë serbe”.

Ai ka nënvizuar se kjo gjendje është e paqëndrueshme dhe se masat e  njëanshëm të Prishtinës dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në regjion.

Presidenti serb ka përsëritur se Serbia do të jetë e përcaktuar të punojë në dobo të bashkëpunimit në regjion.

Ai po ashtu shtoi se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut dhe kërkimin e zgjidhjes së drejtë edhe të qëndrueshme nëse krijohen kushtet e nevojshme përfundon kumtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat