Mustafa: Hapja e rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO, ditë historike

Aktuale

Mustafa: Hapja e rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO, ditë historike

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:29
Isa Mustafa

Me rastin e nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë Veriore në NATO, kryetari i LDK-së, Isa Musta uron popullin e Maqedonisë Veriore për këtë sukses.

Mustafa thotë se harta gjeostrategjike e Ballkanit Perendimor, tashmë do të jetë më kuptimplotë me shtetin maqedon brenda Aleancës.

“Hapja e rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO është një ditë historike jo vetëm për shtetin maqedon por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Rreshtimi perëndimor është vlerë që ndikon në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, natyrisht Kosova mirëpret çdo marrëveshje që i hap prespektivë rrugës së integrimeve euroatlantike, dhe Kosova e ka të qartë rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Mirëpres këtë marrëveshje dhe uroj popullin e Maqedonisë Veriore, deri në anëtarësimin e plotë të saj në Aleancën më të fuqishme ushtarake të botës”, thotë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat