Limaj kërkon që rasti i abuzimit në Drenas, të ndriçohet në tërësi

Aktuale

Limaj kërkon që rasti i abuzimit në Drenas, të ndriçohet në tërësi

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:47
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas dhënies së lajmit për abuzimit të dyfishtë të vajzës së mitur nga Drenasi.

Limaj ka thënë se është shqetësuese fakti se si një vajzë e mitur u abuzua seksualisht nga një mësues, i cili duhej ta edukonte dhe një polici i cili është i thirrur të ofroj siguri për qytetarët e vendit.

Ai ka ftuar institucionet përkatëse të ndriçojnë në tërësi këtë rast dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat