Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi: Reagon edhe ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake

Aktuale

Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi: Reagon edhe ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake

Nga: N.Sh Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:13
Hafir Hoxha

Ish Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, Hafir Hoxha ka reaguar rreth ngjarjes e cila ndodhi në Drenas, kur një 16 vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga zyrtari policor V.V.

Hoxha, thotë se për ngjarjet që po përsëriten në Shërbimin policor të Kosovës, janë shqetësuese për këtë institucion dhe për qytetarët e Kosovës.

Hoxha shprehet se, që nga viti 2000 në institucionin e Policisë ka pas shumë polic të cilët janë dëshmuar me shumë aktivitete të ndryshme kriminale para se të kyçen në Polici.

Lexojeni më poshtë reagimin e Hafir Hoxhës në lidhje me këtë rast:

Gjera shumë të kqja që ndodhin dhe përsëritën që nga viti 2000 në Shërbimin Policorë të Kosovës  jan shqetsuese për këtë institucion dhe për qytetarët e Republinës.

Të kjartë e kemi detyrën,  funksionin , përgjegjësinë, rrezikun por edhe benificionin që ka Polici i Kosovës .

Po ashtu të kjartë e kemi kriteret mentale, morale, psiko-fizike që duhet ti ket dhe ti përmbush një kandidat që kandidon të jet pjestarë i këtij institucioni. 

Që nga viti 2000 në këtë institucion kemi pas shum polic që jan dëshmuar me shum aktivitete të ndryshme kriminale para se të kyqen në Polici por edhe gjat shërbimit të tyre në këtë institucion .

Ata individ kan arrit të kyqen, të angazhohen, të punsohen dhe të filtrohen në policin e Kosovës .

Nëse kan arrit  të filtrohen , të mashtrojnë , të gënjejnë të falsifikojnë dokumentat e tyre për aplikim ose kan korruptuar  komisionet përkatëse që të bëhen pjes e Akademis Policore dhe pastaj edhe të jen në shërbimin policorë mundemi pjestishtë ti kuptojmë organet policore për këto mangësi që nuk kan poseduar mjaft informacione për kandidatët  e tyre pasi ishim nën okupim.

Shumë e pa kuptueshme dhe e pa tolerushmë është që ata individ kriminel ti përfundojnë trajnimet , akadamet policore , të fillojnë punën në polici dhe Akademia Policore , me vonë kolegët e tyre, komandantët, inspektorët e Policisë , administrata  policore mos të arrijnë të i identifilojnë, ti përcjellin dhe ti zbulojnë ata individ me vrpra dhe sjellje kriminale që maskohen nën uniformën e Policisë.

Kjo plotsishtë është e pa kuptueshme, jo logjike , jo profesionale dhe e pa tolerueshme .

Tani për gjdo 20 vjeqarë mundemi të kemi të dhena nga policia jonë e shtetit , nuk mundet të filtrohet askushë në Policin e Kosoves për qëllime dhe objektiva ktiminale .

Përpos që nuk u pamundësohet atyre të filtrohen , më e keqja është që disa nga ta edhe gradohen , avancohen  në detyra e funksione komanduese !

Ky është shqetsimi ynë , si është e mundur që këta njerez nuk vërehen , nuk përcillen dhe nuk largohen  me koh nga ky institucion që e njollosin punën, sakrificën dhe suksesin e këtij shërbimi , të policëve të tjerë që me nder e krenari e ushtrojnë këtë detyrë .

Koha është që të profesionalizihen  organet e kontrollit të mbrenshëm të Policisë dhe të praktikohen forma , filter më i detajuaj pë pjestarët e Policisë së Kosovës .

Më ndarjen e mirnjohjes për policin në Drenas kan ngelë të gjithë kolegët, bashpuntorët dhe stafi komandues dhe mbikqyres i Policisë në Drenas  sepse ;

1. Nëse e kan ditë se gjat nje viti të fundit polici në fjalë është duke shkelë ligjet e Kosovës duke u takur më një të mitur dhe e shpërblejn  ate atëherë ëdhtë  turp dhe dështim për ra .

2. Nëse nuk e kan ditë që kolegu i tyre është duke shkel ligjin e Kosovës dhe takohet me një të mitur, bën vepra penale   atëhere jan shum fajtorë, jo vigjilent dhe jo profesional të punojnë me një individ të tillë me një vend aq të vogël  dhe mos të ken dieni !

Nëse nuk e kan verejtë , nuk e kan zbuluar këtë rastë bëhet pyetja si do ti zbulonin ekspertët e filtruar ary që jan në shërbim të formacioneve  të ndryshme armiqësore të shtetit të Kosovës .

Shpresojmë   që kriminelet  dhe armiqtë tanë të mos  fshihen në Policin tonë .

Ish Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake Hafir Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat