Shokon Milaim Zeka: Përmend rastin e policit të Drenasit dhe dallaveret që bëhen në Polici, Prokurori, Gjykata...

Aktuale

Shokon Milaim Zeka: Përmend rastin e policit të Drenasit dhe dallaveret që bëhen në Polici, Prokurori, Gjykata...

Nga: N.Sh Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:26
Milaim Zeka

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook, thotë se gjysma e Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe avokatëve, kanë montua qindra raste njerëzve të pafajshëm dhe i kanë fshehur mijëra të tjera sikurse rastin e policit nga Drenasi, i cili dyshohet se ka dhunuar një 16 vjeçare.

Ai i bën thirrje publike drejtorit të Policisë që të vepron.

Ja postimi i plotë:

Te dashur banore te Republikes te Kosoves

Me ba vaki e me dite ju sikurse une, se 50 perqind e hetueseve te Policise te Kosoves, bashke me gjysmen e prokuroreve te ketije vendi, bashke me gjysmen e gjykateseve dhe avokateve te ketije vendi, bashke me gjysmen e politikaneve te ketije vendi, ua kane montu qindra e mijera raste njerezeve te pafajshem, ndersa i kane fshehur mijera raste sikurse te ketij policit te Drenasit, ishit dale ne rruge per te protestu e per ta filluar Vetingun ne kete vend.

I beje thirreje publike Drejtorit te Policise: Vepro. Nisja. Kriminel te kategorise te ketije tipit e ke te stermbushur policine!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat