Limaj flet për darkën në shtëpinë e Thaçit, tregon se kush ulej në karrigen e zbrazët

Aktuale

Limaj flet për darkën në shtëpinë e Thaçit, tregon se kush ulej në karrigen e zbrazët

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:26
Pamje nga darka në shtëpinë e presidentit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë natës të së dielës i kishte ftuar për një darkë në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit, dhe kryeministrin e Shqipërisë. Takimin te Thaçi e ka bërë publik i biri i presidentit, i cili e ka publikuar një fotografi nga ndeja.

Pjesë e kësaj darke ishte edhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili sonte në Pressing ka treguar disa detaje të kësaj ndeje.

Limaj ka treguar se në karrigen e zbrazët, që është parë në fotografi, ishte i ulur djali i Presidentit, Endrit Thaçi.

“Në atë karrige ulej Endriti. Ai e ka bërë edhe foton që është bërë publike”, ka thënë Limaj.

Kryetari i Nismës ka folur edhe për shtëpinë e Thaçit. Ai ka thënë se ambienti në shtëpinë e presidentit ishte e mirë.

“Shtëpia ishte e mirë. Ambienti i mirë dhe kaluam shumë bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat