Ramush Haradinaj qortohet ashpër nga Amerika, pasi e emëroi Sylejman Selimin këshilltar - Bota Sot
Ramush Haradinaj qortohet ashpër nga Amerika, pasi e emëroi Sylejman Selimin këshilltar

Aktuale

Ramush Haradinaj qortohet ashpër nga Amerika, pasi e emëroi Sylejman Selimin këshilltar

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:35
Ramush Haradinaj dhe Philip Kosnett

Disa ditë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e emëroi ish komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi si këshilltar politik në Qeveri, ka reaguar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett duke thënë se kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në Qeverinë e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Twitter iu bëri thirrë liderëve të të gjitha partive të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë.

“Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit” ka shkruar ambasadori Cosnett.

Ai poashtu ka shpërndarë një reagim të Organizatës Joqeveritare "Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut" në Kosovë dhe në Serbi, të cilët e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për emërimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, si këshilltar politik.

“Emërimet dhe deklaratat e tilla për ne janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe si rrjedhojë të papranueshme. Personat që kanë kryer krime lufte duhet të qëndrojnë larg institucioneve shtetërore që shërbejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallime etnike. Vendimi për emërimin e z. Selimi si këshilltar politik, tregon për mos-seriozitetin dhe mungesën e përkushtimit të Qeverisë për drejtësi, pajtim dhe paqe” thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Me 25 janar të këtij viti, nga një panel i themeluar nga Këshilli Gjyqësor, e liroi Selimin me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg, pasi që kishte kaluar mbi 5 vjet në burg.

Ndërkohë Prokuroria Speciale e Kosovës për krime të Luftës, e intervistoi të mërkurën në Prishtinë si të dyshuar, ish komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

Avokati i tij, Tomë Gashi tha se ai u intervistua si i dyshuar për rreth dy orë nga prokurorët e Prokurorisë Speciale mirëpo nuk bëri të ditur se në bazë të cilave dyshime është intervistuar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...