Haradinaj apelon te gratë dhe vajzat që janë cak i abuzimeve, t’i raportojnë dhunuesit

Aktuale

Haradinaj apelon te gratë dhe vajzat që janë cak i abuzimeve, t’i raportojnë dhunuesit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar pas marrjes së lajmit për abuzim seksual me një të mitur nga mësimdhënësi i saj dhe një hetues policor.

“Jam i tronditur që një mësues që i besojmë fëmun dhe një polic që i besojmë sigurinë, të abuzojnë me një të mitur”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i Haradinaj në Facebook:

Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve.

Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyejnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastër dhe të raportojnë dhunuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat