Pacolli kërkon "veprim urgjent institucional" pas rastit të keqpërdorimit seksual të të miturës

Aktuale

Pacolli kërkon "veprim urgjent institucional" pas rastit të keqpërdorimit seksual të të miturës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:57
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me rastin e keqpërdorimit seksual të një të miture në Drenas.

Një e mitur në Drenas u raportua se është keqpërdorur seksualisht nga mësimdhënësi i saj dhe një hetues policor. Sot, hetuesi policor është arrestuar, ndërsa mësimdhënësi është risuspenduar nga puna.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Pacolli ka kërkuar nga institucionet që të veprojnë urgjentisht për këtë rast.

Sipas tij, rasti i nëpërkëmbjes dhe cenimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, siç thotë ai, dëshmon dështimin e një morie institucionesh.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

Veprim urgjent institucional

I alarmuar nga rasti i sotshëm monstruoz i shkeljes së dinjitetit dhe i fyrjes që i bëhet vlerave e traditës sonë, si dhe cenimit të vet themeleve ligjore e institucionale nuk mund të qëndroj indiferent nga ajo çfarë pamë e dëgjuam sot. Rasti i nëpërkëmbjes dhe cenimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, prandaj së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike, këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual. Atyre do t’ju ndalohej ushtrimi i çfarëdo roli a pozite zyrtare. Madje një listë dhe masë e ngjashme, do të duhej t’i nxirrte siç janë, edhe ata që dënohen për korrupsion.

Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent institucional!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat