Thaçi: Abuzimi me 16 vjeçaren, prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës

Aktuale

Thaçi: Abuzimi me 16 vjeçaren, prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 22:00
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka dënuar rastin e abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas.

‘Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas është prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës’, ka shkruar Thaçi.

Thaçi ka kërkuar nga organet përgjegjëse që ta hetojnë me profesionalizëm rastin dhe të gjithë abuzuesit t’i sjellin para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas është prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës. Në institucionet tona nuk duhet të ketë vend për abuzues të fëmijëve tanë. Kërkoj nga organet përgjegjëse që ta hetojnë me profesionalizëm rastin dhe të gjithë abuzuesit t’i sjellin para drejtësisë. Shoqëria jonë duhet ta ngreh zërin kundër çdo abuzimi dhe institucionet duhet me vendosmëri të punojnë për çrrënjosjen e këtyre dukurive në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat