Oferta e LDK-së për të hyrë në dialog: Posti i kryeministrit dhe dorëheqja e Veselit - Bota Sot
Oferta e LDK-së për të hyrë në dialog: Posti i kryeministrit dhe dorëheqja e Veselit

Aktuale

Oferta e LDK-së për të hyrë në dialog: Posti i kryeministrit dhe dorëheqja e Veselit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 22:06
LDK

Në një rinkonfigurim të qeverisë atëherë Lidhja Demokratike do të udhëhiqte me Qeverinë. Po ashtu, PDK duhet ta lëshojë postin e kryetarit të Kuvendit meqë kjo parti e ka presidencën. Ky është skenari sipas Lutfi Hazirit i mundshëm për një qeveri gjithëpërfshirëse me anë të se cilës mund të vazhdohet dialogu me Serbinë.

Sipas tij, pa u rrëzuar qeveria, përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse, dy postet, ai i kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit duhet tu takoj dy partive opozitare.

“Kryetari i Kuvendit nuk i takon PDK-së, duhet ta marrë partia tjetër, e merr Vetëvendosja, njëjtë qeveria nuk i takon PAN-it”, ka thënë ai.

“30 ditë pas përfundimit të dialogut duhet të shkojmë në zgjedhje”.

Haziri bëri të ditur se kishte ofertë nga Partia Demokratike, që të bëhen bashkë dhe ta rrëzojnë kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Nuk ka pasur të bëjë me LDK-në shumë, ka pasur të bëj me rrëzimin e kryeministrit Haradinaj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...