E dhunuara e luftës, Vasfije Krasniqi, e tmerruar nga abuzimi i 16 vjeçares në Drenas

Aktuale

E dhunuara e luftës, Vasfije Krasniqi, e tmerruar nga abuzimi i 16 vjeçares në Drenas

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 22:22
Vasfije Krasniqi

Vasfije Krasniqi- Goodman ka reaguar ndaj abuzimit të 16 vjeçares në Drenas duke thënë se një rast i tillë është i tmerrshëm.

Vasfija, e cila është dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se ky rast e ka lënë pa fjalë.

“Nuk kam fjalë si të shprehem për rastin e 16 vjecares nga Drenica. Tmerr”, ka shkruar Krasniqi – Goodman.

Po ashtu, Vasfija ka inkurajuar vajzat dhe gratë kosovare që të ngrisin zërin dhe të kërkojnë drejtësi për rastet e tilla.

“Unë e kam ndarë rrëfimin tim të hidhur por edhe juve vajza dhe gra të Kosoves ju inkurajoj të ngritni zërin dhe të kërkoni drejtësi,
Dhunuesi ngelet dhunues dhe ai duhet marr dënimim e merituar”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat