Veseli për rastin e të miturës: Drejtësia t’i godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim

Aktuale

Veseli për rastin e të miturës: Drejtësia t’i godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 22:27
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur indinjatën e tij të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të vajzës në Drenas.

“Kërkoj nga autoritetet përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim”, shkruan Veseli në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Veselit:

Shpreh indinjatën time të thellë për ngjarjen e fundit të dhunimit të një vajze në Drenas. Kërkoj nga autoritetet përgjegjëse që të marrin veprimet e duhura, me qëllim që drejtësia të godasë pa mëshirë ata të cilët e bënë këtë krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat